Skip to content

Aksident në Dimal, motori përplas të miturën, dërgohet në spital

Aksident Dimal e1679667808588

Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.Një motor ka goditur një vajzë të mitur 5-vjeçe që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorit që është edhe komshi me familjen e vajzës që aksidentoi e ka transportuar fëmijën në Spitalin e Beratit me një makinë të rastit.

Vajza ndodhet tashmë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorit është vetëdorëzuar në polici, ku edhe po pyetet në lidhje me aksidentin.

Burimet policore bëjnë me dije se motomjeti nuk ka qenë me shpejtësi dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.