Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi i një automjeti humbi kontrollin duke dalë nga rruga ku për pasojë mbeti vetë i plagosur së bashku me pasagjerin. Dy të lënduarit u transportuan me urgjencë në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Durrës:
Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.15 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. K., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi B. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re