Pakujdesia në timon merr sërish dy jetë njerëzish.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit pranë një karburanti, ku një taxi u godit nga pas nga një mjet tip benz, duke lënë të vdekur, shoferin 60 vjeç dhe një pasagjere.
 
Viktimat janë shoferi i taksisë Bujar Agalliu 60 vjeç nga Durrësi dhe Elena Avdillari 23 vjeçe nga Tirana.
 
Nga përplasja e fortë, taksia goditi fillimisht barrierat e autostradës dhe më pas përfundoi në ambientet e karburantit.
 
Policia sqaroi se 23 vejcarja Elena Avdillari po kthehej nga porti i Durrësit. Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të mungesës së dokumenteve, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsht. Kështu, ajo mori taksinë për t’u kthyer në Tiranë..
 
Ndërkohë edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur mjetin, policia ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit. Ai është Fatjon Zhaporja 34 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re