Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Durrës – 4 rrugët e Fllakës.
Sipas njoftimit të policisë shoferi me iniciale F.L ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” dhe për pasojë përplaset me barrierën mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.11.2021, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Durrës – 4 rrugët e Fllakës, shtetasi F. L., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
…
/faxweb
