Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Gjinar.

 

Mësohet se një makinë e zezë tip “BMW” x5 ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje pasi është njoftuar nga banorët e zonës, por nuk ka arritur të gjejë asnjë person, as shoferin.

 

Rrethanat e aksidentit dhe arsyeja e braktisjes së makinës mbeten mister.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re