Një 32-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Gurishtë të Njësisë Administrative Gjinar të bashkisë Elbasan.

 

I aksidentuari është Landi Dedja, i cili ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit tip Fuoristrade. Dalja nga rruga e mjetit dhe rrokullisja disa dhjetëra metra në humnerë ka sjellë dhe vjekjen e 32-vjeçarit.

 

Gjithashtu sipas policisë me 32-vjeçarin udhëtonte dhe një i afërm me iniciale T.Dedja, i cili ka pësuar dëmtime, por pa rrezik për jetën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re