Skip to content

Aksident në Elbasan, kamioni me targa maqedonase përplaset me një automjet! Toyota përfundon e shkatërruar anës rrugës

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një mjet është përplasur me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Nga përplasja kokë më kokë, mjeti tip Toyota ka përfunduar anës rrugës, i shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti, ndërsa mësohet se policia po shkon drejt vendngjarjes për të hetuar shkaqet.

“”