Një aksident ka ndodhur mbërmjen e sotme rreth orës 17:45 në Elbasan, në rrugën “Zogu i parë”.

Makina me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Për pasojë i moshuari është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka shoqëruar në rajon shoferin e automjetit ndaj të cilit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re