Skip to content

Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me motorin që drejtohej nga 20 vjeçari (Si paraqitet gjendja e tij)

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme ku një makinë me drejtues shtetasin L.N 32 vjeç ka përplasur motorin ku drejtues ishte shtetasi 20 vjeçar B.P.

Mësohet se si pasojë e frakturave të marra, 20 vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17: 10., në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, automjeti me drejtues shtetasin L. N., 32 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb