Skip to content

Aksident në Elbasan-Peqin, kamioni përplas makinën, tre të plagosur

sdfsdfsdf sd

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve nga vendngjarja, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Qarkullimi në zonë është vështirësuar përkohësisht.