Skip to content

Aksident në Elbasan, përmbyset fugoni dhe plagoset shoferi, trafik i rënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë-Labinot të Elbasanit.

Në pamjet e siguruara nga “Fax News”, shihet se si një fugon mallrash, ngjyrë i bardhë është përmbysur në anë të rrugës. Paraprakisht mësohet se është plagosur vetëm drejtuesi i mjetit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe si pasojë e aksidentit janë regjistruar radhë të gjata trafiku.

/faxweb