Një aksident ka ndodhur në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar si dhe drejtuesja e një prej mjeteve.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, ku mjeti tip “Golf”, me drejtuese shtetasen N.R., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, është përplasur me mjetin furgon, me drejtues shtetasin E.Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, i cili ishte këmbësor, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe drejtuesja e mjetit “Benz”, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re