Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy shtetasve ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se tre mjete janë përfshirë në aksident në unazën e qytetit pranë vendit të quajtur si “Kryqëzimi i Kinezëve”.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe sipas bluzave të bardha nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
