Skip to content

Aksident në Elbasan, plagoset 20-vjeçarja

Një person është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur këtë të dielë në aksin Elbasan-Metalurgji.

 

Sipas policisë mjeti tip “Benz” me targa AA494 RM, me drejtues shtetasin B.T., 19 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Citroen” me targa AA961 OI, me drejtuese shtetasen A.I., 20 vjeçe banuese në Elbasan.

 

Si pasojë e këtij aksidentit është aksidentuar drejtuesja e mjetit Citroen shtetasja A.I., e cila u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, e cila ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa  drejtuesi i mjetit ‘Benz’ u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan.