Skip to content

Aksident/ 19-vjeçari me “Audi” përplas këmbësorin, si është gjendja e tij shëndetësore

 

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Daullas të Fierit. I riu i identifikuar me inicialet K.E., 19 vjeç po drejtonte automjetin tip “Audi” kur aksidentoi këmbësorin T.Gj., 46 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që shoferi është shoqëruar për në polici. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak: Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./faxweb