Një aksident ka ndodhur mengjesin e sotem ne aksin rrugor Fier- Patos . Një autobus i linjës Fier- Marinzë është përplasur me një “ Benz” duke përfunduar në oborrin e një banese dhe shkaktuar dëme materiale , ndërkohë që si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Benz” .

 

Burimet bëjnë me dije se në autobus ndodheshin edhe nxenës shkolle , teksa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së aksidentit në fjalë.

 

“Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit“, njofton policia.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re