Një aksident është raportuar në Baypassin e Fierit. Një automjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një mjet të vogël transporti. Si pasojë e përplasjes ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re