Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.

Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re