Një aksident i rende u regjistrua ne rrugën Levan-Fier ku gjeti vdekjen një 63 vjeçar. Përplasja e dy makinave qe ndodhi rreth orës 14 e 30 minuta ka qene fatale për njërin prej drejtuesve te mjeteve.

 

Makina e tipit “Volksvagen” u përplas me një tjetër mjet dhe për pasoje doli nga rruga duke u përmbysur. Forcat e policisë dhe ambulanca mbërritën menjëherë ne vendngjarje. U deshën disa minuta për te nxjerre nga makina e përmbysur viktimën.

 

Mësohet se shkak për aksidentin tragjik u be shpejtësia e madhe me te cilën lëvizte makina “Volksvagen”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re