FIER- Një 13-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga nja makinë në Fier. Polica thotë se drejtuesi i mjetit është ndaluar, ndërsa i mituri është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:                                                                                                     

Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re