Skip to content

Aksident në Fier, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë, i lënduari transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Fierit.

Një automjet ka goditur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit, dhe policia e cila po kryen veprimet procedurale.

“”