Skip to content

Aksident në Fier, makina përplaset me murin, dy të plagosur

aksident4

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në Fier, në aksin rrugor Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas.

Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mur rrethues, anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.