Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit.

 

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar 10 persona,  nga të cilët dy në gjendje të rëndë dhe 8 me lëndime të lehta.

 

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

 

Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

 

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

 

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të akaksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re