Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit.

 

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar drejtuesit e mjeteve.

 

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar menjëhere drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve , fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re