Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Fierit.

Dy makina tip “Ford” dhe “Mazda” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 10 persona.

Në spital ndodhen dy pasagjere, ndërsa drejtuesit dhe 6 pasagjerë të tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin , 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin  62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset  25 vjeçe dhe, 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re