Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Ura e Gjolës.
Sipas njoftimit të policisë, dy automjete u përplasën ndërsa shoferët me iniciale B. L dhe G. Ll janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Gjithashtu po marrin mjekim në spital edhe dy pasagjerët të cilët ishin në automjetet që u përfshinë në aksident. Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë Krujë:
Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
