Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë. Si pasojë e përplasjes së dy makinave është dëmtuar shtetasja që drejtonte makinën tip “Ford”.

Ajo është transportuar në spital dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj.

“Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re