FUSHË KRUJË- Tre të rinj janë plagosur nga aksidenti i ndodhur pranë Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës Fushë Krujë- Vorë pranë vendit të quajtur Ura Gjoles. Një autoveturë tip Benz është përplasur me barrierat anësore.

Për të nxjerrë të plagosurit është ndërhyrë me mjetin zjarrfikës nga përplasja e fortë. Tre të rinjtë janë dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rendë.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re