Skip to content

Aksident në Greqi, humb jetën shqiptari 38-vjeçar

Një shqiptar 38-vjeçar ka humbur jetën të shtunën  në Greqi teksa po lëvizte në rrugën “Theologos – Malesina”.

 

Mediat ghreke bëjnë me dije se shqiptari teksa drejtonte makinën për një moment ka humbur kontrollin duke përfunduar më pas në oborrin e një shtëpie ndërsa është përplasur edhe me pemët.

 

Ambulanca dhe shërbimi mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por nga plagët e marra 38-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur jetën rrugës për në spital.

 

Ndërkohë akoma nuk dihet asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.