Skip to content

Aksident në hyrje të qytetit të Gramshit, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm (3 shkurt) në hyrje të qytetit të Gramshit, ku ka ndërruar jetë një person.

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 50-vjeçari me iniciale A.H., ndërsa janë plagosur dhe dy të tjerë, drejtuesi i mjetit ku ndodhej viktima, shtetasi me iniciale E.H., 39-vjeç dhe një tjetër pasagjer.

Dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin me iniciale G. K., drejtues i mjetit tjetër të përfshirë në aksident.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidenti.

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“”