Skip to content

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, 19-vjeçari humb kontrollin mbi mjetin dhe del nga rruga! Raportohet për tre të plagosur

1743168495 Policia Elbasan

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në hyrë të tunelit të Murrizit, ku një drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtues i mjetit ka qenë 19-vjeçari me iniciale K.L., i cili ka mbetur i plagosur bashke me dy pasagjerë që udhëtonin me të.

Të tre të lënduarit raportohet se po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Klos/Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”