MILANO- Aksident tragjik në Pioltello, një 17-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen pas përplasjes fatale nga një automjet. Adoleshenti po lëvizte me një motor, që ka rezultuar i vjedhur kur është përplasur nga një makinë.

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:30 në rrugën “Parini”. Djali shqiptar është transportuar me urgjencë në spitalin “San Raffaele, por plagët kanë qenë tepër të rënda.

I riu që nuk kishte patentë, ishte mbi një scooter të vjedhur më 13 maj në San Giuliano Milanese.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re