Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, Tiranë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, një makinë me të cilën udhëtonin dy vajza është përmbysur në mes të rrugës.

Njëra nga vajzat ka mbetur e lënduar. Dyshohet se një makinë tjetër i ka prerë rrugën makinës tip “Peugeot” në të cilën ndodheshin vajzat.

Shoferi më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re