Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “Republika” në Korcë. Një makinë ka përplāsur një këmbësor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit.
Burimet spitalore bëjnë me dije se, këmbësori po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.
I aksidentuari është shtetasi Y.Xh rreth 60 vjec, ndërsa drejtuesi i mjetit është shtetasi H.D.
