Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë, ku një mjet ka humbur kontrollin duke dale nga rruga dhe më pas është përplasur me murin rrethues të një banese.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen kësaj të marte në aksin nacional Korçë-Bilisht.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
