Skip to content

Aksident në Korçë/ Drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe përplaset me murin, përfundon me dëmtime në spital

Një aksident ka ndodhur në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës. Një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur.

Mësohet se drejtuesi i motomjetit është transportuar në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

“”