Një aksident rrugor është regjistrua sot në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësore, e cila po transportohet në spitalin e Korçës.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit apo të gjendjes së të dëmtuarës.

Drejtuesi i automjetit që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.

65- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko