Skip to content

Aksident në Korçë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës, mbi Spitalin Rajonal.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një motor, ku drejtuesi i këtij të fundit po dërgohet për mjekim në spital.

Nuk dihen ende rrethanat dhe gjendja e tij shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.