Skip to content

Lajmi i fundit/ Aksident, makina përplas një 60-vjeçar që lëvizte më këmbë

 

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth moshës 60-vjeçare i cili ka mbetur i plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa i plagosur është transportuar në spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.