Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident të ndodhur të martën në Korçë.
E plagosura, identiteti i të cilës ende nuk dihet, ka qenë duke lëvizur me biçikletë në periferi të qytetit kur është goditur nga një automjet.
Menjëherë është bërë e mundur transportimi i të plagosurës në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës.
Ende nuk dihet gjendja e saj. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
