Një aksident është regjistruar disa momente më parë në Bulgarec të Korçës. Një motomjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen. Si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar drejt spitalit të Korçës.

 

Mësohet se motori po lëvizte nga Korça në drejtim të Pogradecit, në momentin që drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko