Një aksident ka ndodhur, mbrëmjen e sotme, në fshatin Bitinckë, të Korçës.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave ka mbetur i plagosur një person.

Ai është transportuar në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re