Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku për fat të keq ka humbur jetën një 55-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F., 55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re