Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme (11 prill), në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku një 32-vjeçar ka përplasur me automjet një të moshuar.

Foto ilustruese

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale B. M., 32 vjeç, ka përplasur shtetasin me iniciale F. L., rreth 71 vjeç, këmbësor.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes është dëmtuar i moshuari i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 32 vjeç, ka përplasur shtetasin F. L., rreth 71 vjeç, këmbësor.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re