Skip to content

Aksident në Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset në një tokë bujqësore! Drejtuesi transportohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Mollaj.

Një automjet tip” Ford” ka dal nga rruga duke përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të normalizuar trafikun ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.

“”