Nje i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë.

 

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 17 vjeçar, ndërsa autovetura që e përplasi atë ka përfunduar jashtë rruge në një kanal.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e këtij aksidenti që është shënuar vetëm pak minuta më parë.