Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 40-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetetit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.

Njoftim policie

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re