Skip to content

Aksident në Lezhë-Milot/ Përpasen dy automjete dhe një motor, një i plaosur rëndë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë fshatit Markatomaj, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.

Në këtë  aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.