Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Milot.

 

 

Në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Rriles’ janë përplasur dy automjete tip ‘Ford’.

 

 

Si pasojë kanë mbetur të plagosur fdy drejtuesit të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

 

 

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re