Skip to content

Aksident në Librazhd, 5 të plagosur, 2 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Raportohet  se 5 persona kanë mbetur të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për 4 gra dhe 1 burrë që kanë marrë plagë të ndryshme. Dy prej të plagosurve janë nga Maqedonia e Veriut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.